
Në shkollën “Ndoc Mazi” është zhvilluar sot aktiviteti me temën “Stina e Mirësisë”, i cili ka përfshirë panairin kundër bullizmit si edhe panairin e ushqimeve të shëndetshme, të përgatitura nga vetë nxënësit.
Psikologia , Besilda Jusi u shpreh se qëllimi i këtij aktiviteti është përcjellja e mesazheve kundër bullizmit dhe nxitja e fëmijëve drejt sjelljeve pozitive dhe mbështetëse ndaj njëri-tjetrit. Ajo theksoi rëndësinë që kanë aktivitete të tilla në edukimin emocional të nxënësve dhe në krijimin e një mjedisi shkollor më të sigurt.
Ndërkohë, nxënësit ndanë mesazhe sensibilizuese kundër bullizmit dhe prezantuan punimet e tyre.
Aktiviteti “Stina e Mirësisë” synon të promovojë mirësinë, respektin dhe solidaritetin, duke kontribuar në forcimin e marrëdhënieve pozitive brenda komunitetit shkollor.


