
Të rinjtë fitues të shkollave të Shkodrës në festivalin e teatrit u rikthyen në skenë por këtë radhë sëbashku me premierën “Shfaqja që shkon keq” me regjinë e Fritz Selmanit dhe Gerti Palalit. Të rinjtë që po tentojnë aktrimin dhuruan shumë të qeshura me këtë komedi.
Një prej aktoreve të reja, Evis Muriqi tregon emocionet që përjetoi.
Amelja Krosaj është vajza e humoristit të ndjerë Anton Krosaj e cila ndjehet krenare që plotësoi një prej dëshirave që babai i saj kishte.
Të rinjtë shpresojnë që në të ardhmen të ndjekin rrugën e artit për të qenë aktorët e ardhshëm të Shkodrës.
Pritshmëritë për dy regjisorët janë arritur edhe pse shfaqja ishte e një niveli të vështirë për këta të rinj që nuk kanë eksperiencën e duhur në skenë.
Teatri “Migjeni” është në kërkim të një trupe të re teatrore, aq më tepër për estradën dhe drejtori Arjan Çuliqi thotë se këta të rinj premtojnë për të ardhmen.
Në premierën e të rinjve “Shfaqja” që shkon keq” morën pjhesë edhe Arenci Radaj, Jozef Marashi, Orgen Osja, Hulja Efovia dhe Adrian Palokaj. Të rinjtë morën duartrokitjet e publikut në sallë.