Kjo është protesta e heshtur e aktorëve të teatrit “Migjeni” në Shkodër të cilët reaguan duke qenë kundër shembjes që iu bë godinës të teatrit kombëtar një ditë më parë. Me pankarta në duar përcollën mesazhe të ndryshme. Drejtorja e teatrit “Migjeni” Rita Gjeka, njëkohësh aktore e quajti një turp shembjen e teatrit kombëtar bashkë me aktoren tjetër Merita Smaja.

Edhe nëse bëhet teatri i ri kombëtar ka dyshime të forta nëse do të jetë i duhuri dhe një shembull aktorët e Shkodrës sjellin teatrin “Anton Zako Çajupi” në Korçë që nuk është ndërtuar siç duhet.

Mesazhi i Rita Gjekës e cila ka njohje me kryeministri Rama është vetëm pankarta që ajo mbante në duar ku shkruhej “Poshtë Diktatura”.

Aktorët e teatrit “Migjeni” pas protestës së heshtur vijuan një marshim deri në qendër të qytetit pranë bustit të “Luigj Gurakuqit”.

Shfaqja e fundit në skenën e teatrit kombëtar përpara se të shëmbej ajo godinë është “Gomari i Babatasit”, vepra e Gjergj Fishtës, një dramë satirë e sjellë nga trupa e teatrit “Migjeni” të cilët protestuan sot kundër aktit të shembjes së asaj godine pas 80 vitesh nga ndërtimi i saj.