INSPEKTORI ERKOÇI: PROBLEMATIKE HIGJENA, UJI DHE LIBREZAT E SHËNDETIT. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër në bazë të problematikave të një viti më parë ka hartuar planin për zonat turistike në mënyrë që të mos përsëriten. Inspektori i AKU Hilmi Erkoçi thotë se siguria ushqimore është nën kontroll kryesisht në Velipojë, Razëm apo edhe Shirokë dhe Zogaj.

Problematika që duhen zgjidhur sidomos në plazhin e Velipojës janë higjena, uji dhe librezat shëndetësore të punonjësve gjë për të cilën shëndeti publik duhet të bëjë më shumë shprehet Erkoçi. Subjektetet që nuk plotësojnë dokumentacionin apo kriteret do penalizohen. Pritet që masa nga AKU të jenë më të shëtrnguara për subjektet në Velipojë edhe edhe pjesë të tjera për shkak të numrit të lartë jo vetëm të pushuesve vendas por edhe turistëve të huaj.