
Siguria ushqimore gjatë sezonit turistik ishte në fokus të një takimi të organizuar në Shëngjin me përfaqësues të biznesit, nga Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Blerina Gjylameti. Gjatë fjalës së saj, Gjylameti theksoi se kontrollet po ushtrohen që në burim të zinxhirit ushqimor, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian. Ndersa fokusi kryesor i AKU-se mbetet ndërgjegjësimi dhe parandalimi, duke synuar garantimin e sigurisë ushqimore për qytetarët dhe turistët, më shumë sesa masat ndëshkuese.
Duke e cilësuar zonën si një prej destinacioneve me potencial të lartë gastronomik, Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, dhe deputeti Admir Kadeli kërkuan që sigurisë ushqimore t’i kushtohet prioritet maksimal gjatë gjithë sezonit turistik.
Sezoni turistik ka rritur ndjeshëm numrin e bizneseve në Shëngjin dhe Tale, ndaj edhe vëmendja e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit është përqendruar në këto zona, ku kontrollet dhe monitorimi do të jenë të vazhdueshme.
https://youtu.be/TyPTLMdr_R0


