Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Shkodër gjatë këtij sezoni veror, ka intensifikuar kontrollet në sektorin e shërbimeve, bareve apo restoranteve, për të garantuar sigurinë ushqimore për qytetarët ne zonat turistike. Por ajo qe mbetet problem kryesor i AKU-se eshte bashkpunimi me QKR-ne .Shqetësimin e ngre inspektori Hilmi Erkocaj I cili nënvizon se institucioni ne fjale regjistron biznese pa pasur informacionet perkatese.

145 është numri i subjekteve qe janë kontrolluar ne zonat turistike gjate këtij sezoni nder problem per inspektorin Ekrocaj janë mungesa e librezave shëndetësore për stafin e bizneseve dhe përqindja e madhe e subjekteve qe janë hapur rishtaz. 22 kontrolle janë kryer ne zonën e Shirokës, 6 ne piken turistike te Razmes, ndërsa ne Velipojë janë ushtruar 117 kontrolle.Aksioni qe fillimin e tij e kishte ne muajin qershor vuri në zbatim një plan masash te cilat u konkretizuan me monitorimin e zonave turistike. Shkeljet e konstatuara janë të formave të ndryshme, po ashtu edhe masa e gjobave