
Një seri inspektimesh të befasishme të zhvilluara nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), në bashkëpunim me Policia e Shtetit, kanë nxjerrë në pah shkelje të rënda të standardeve të sigurisë ushqimore në disa subjekte në qarkun e Shkodër.
Sipas burimeve zyrtare, në një subjekt me aktivitet “trajtim dhe ambalazhim fruta-perime”, në pronësi të shtetasit E. B., janë konstatuar probleme serioze higjeno-sanitare që rrezikonin drejtpërdrejt shëndetin e konsumatorëve. Si masë administrative, AKU ka vendosur gjobë në vlerën 500 mijë lekë, ka urdhëruar ndërprerjen e menjëhershme të aktivitetit dhe ka bllokuar një sasi të konsiderueshme prej mbi 110 ton produkte ushqimore, deri në përfundimin e verifikimeve të mëtejshme.
Paralelisht, kontrollet janë shtrirë edhe në subjektin “Çuliqi”, me aktivitet përpunim, konservim dhe ambalazhim ushqimor, ku janë evidentuar shkelje të kërkesave për gjurmueshmërinë e produkteve. Për këtë rast është vendosur mbyllja e menjëhershme e aktivitetit dhe një gjobë prej 100 mijë lekësh.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën të ditur se aksionet në terren do të vijojnë me intensitet të lartë, duke theksuar politikën e “tolerancës zero” ndaj çdo subjekti që cenon sigurinë ushqimore dhe shëndetin publik.






