
“ Akurllore fest ” vjen në edicionin e 4 të saj e cila organizohet nga Shoqata Kulturore “Mark Kaftalli” ku pjesëmarrës kanë qënë fëmijë të moshave të ndryshme që nga klasa e parë e deri në klasën e nëntë.
Pjesëmarrësit kanë qënë rreth 70 fëmjë të cilët ishin instrumentistë dhe solist. Nxënësit kanë performuar në sallën e koncerteve “Gjon Kapedani” të shkollës së mesme “Prenkë Jakova” . Ky organizim synonte prurjet e reja në fushën e muzikës si kompozitorët dhe tekstshkruesit amator dhe profesionist të Shkodrës.
“Akullore fest” erdhi me 18 krijime të reja në këtë edicion të katërt të saj të cilët sollën mjaft risi si përfshirja e fëmijëve në grupmosha të ndryshme duke e bërë këtë aktivitet mjaft interesant me performancën e voglishëve shkodran.






