Hysen Hysaj, është lënë i lirë nga Gjykata e Shkodrës, duke ulur në këtë mënyrë tymnajën e ngritur 4 ditë më parë pas arrestimit të bujshëm që zuri faqet e para të mediave.

Por cfarë fshihet pas këtij arrestimi, dhe këtij procedimi të shpejtë nga prokuroria dhe arrestimi te shpejte nga blute e Shkodrës. Burime të sigurta, bëjnë më dije për Star Plus TV, se gjithcka ka nisur per shkak të një shkarkimi nga puna, të një punonjësi nga Drejtori Hysen Hysaj, gjatë drejtimit te ketij institucioni. Sipas ketyre burimeve, punonjësi me inicialet A.R, ka kërkuar me cdo kusht të kthehet në punë pas shkarkimit duke përdorur cdo mjet,por nuk ka arritur të fitojë një gjë të tillë. Ai më pas i është drejtuar gjykatës administrative për pushim të padrejtë nga puna, një betejë ligjore të cilën ai e ka humbur përballë institucionit të Tatimeve në Shkodër. Por përpjekjet nuk janë ndalur, duke iu drejtuar më pas dyerve të prokurorisë së Shkodrës, e cila më pas ka nisur edhe hetimin për këtë cështje. Megjithatë, absurdi qëndron në arrestimin e ketij personi publik, i cili nuk përbën rrezikshmëri për komunitetin e aq më tëpër tentative për tu larguar jashtë vendit. Megjithatë, organ i akuzës ka nisur një hetim të drejtë apo jo ajo është një cështje e drejtësië, por buja e arrestimit dhe cenimi i imazhit nuk justifikohet, në asnjë moment sepse një shoë i tillë, po dëmton imazhin e këtyre personave të cilët detyrohen të qëndrojnë në qelitë e paraburgimit, në rastin e fundit për rimbursimin e tvsh-së, një process që lehtësisht vertetohet se përcaktohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, dhe jo nga drejtuesit lokale, ndërkohë që për rimbursimin moral dhe publik askush nuk shqetësohet!

/ Star Plus TV /