Lirohet Elsa Lila. Ky është konfirmimi që vjen nga avokati Saimir Vishaj, daja i këngëtares shqiptare. Në një komunikim me për mediat, Vishaj tha se mbesa e tij është lënë e lirë.

Ajo u akuzua si e përfshirë në një bandë të trafikut të drogës, ku thuhet se ishte llogaritarja.

Arrestimi i Elsa Lilës solli reagime të forta në opinionin publik shqiptar, ndërsa lajmi u përcoll në të gjitha mediat italiane.