Reagimi i Edi Ramës në rubrikën Çkemi ndonjë të re, lidhur me akuzat e Berishës ndaj Ëngjëll Agaçit:

‘Dua të ndaj diçka revoltuese me ju. Këneta është përballë një thatësie të madhe dhe kjo është e qartë. Maji do jetë përvëlues për të dhe bufi i kënetës politike dhe mediatike e di këtë më mirë se sa kushdo tjetër. Mobilizimi i krijesave të saj që nga njerëzillëku dhe nga qytetaria janë njësoj se bretkosa, zhapikë, Salamandra, mushkonja, merimanga uji, kërmij kënete nuk ka për të ndryshuar asgjë në fatin e saj të shkruar. Por ama llumi helmues i kënetës i asaj kënete që ka mbetur nga ajo që lindi si partia evropiane e shqiptarëve do të mbiprodhohet deri në ditën çliruese të 11 majit dhe zhaurima histerike e atij kolektivi speciesh të ulëta politike dhe mediatike do të shqetësojë dynjanë me akuzat, shpifjet, sajesat dhe gënjeshtrat që i imagjinoni do të shkojnë në një nivel të ri.

Prej ditësh këneta ka marrë peng Ëngjëll Agaçin, ka marrë peng gruan, vajzën e tij, nënën e tij të mrekullueshme, familjen, të afërmit, miqtë e tij me ferman të bufit që e shpalli sekretarin e përgjithshëm të kryeministrisë një person në arrati nga drejtësia. Dhe me tamtamet e mushkonjave anofele të kënetës mediatike që hodhën helmin e zëvendësimit të tij, e dyndjes së hetuesve të SPAK në kryeministri, e marrjes së laptopit të sekretarit dhe e syrit që t’u dalë bashkë me Qimen e bufit. Ëngjëll Agaçi studio në Itali drejtësi, u bë pjesë e studiove më të njohura të avokatisë në Romë, ku punoi si një shqiptar dinjitoz për shumë vite.’

Artikulli paraprakLUTJE PËR SHËNDETIN E PAPA FRANÇESKUT
Artikulli tjetër“AKTI PËR VOTIMIN ME DOKUMENTE TË SKADUARA, ME SHUMË VONESË”, BERISHA: DO TË KËRKOJMË ZYRTARISHT NË KQZ SHTYRJEN E AFATIT PËR DIASPORËN