Drejtori i “Sport Klub Vllaznia” Mark Kroqi ka reaguar pas akuzave ndaj të tij që kanë ardhur nga peshëngritësi Erkand Qerimaj.

 

Drejtori Kroqi shprehet se Qerimaj nuk është stërvitur asnjëherë në mjediset ku stërviten pjesa tjetër e ekipit të peshëngritjes ndërsa thekson se ai vend është kërkuar nga vetë trajneri Muhamet Tuzi duke mos patur një alternativë tjetër për t’u stërvitur. Sa i përket përzgjedhjes së 10 sportistëve më të mirë drejtori Kroqi shprehet se Qerimaj nuk ka marrë pjesë në të gjitha aktivitetet brenda dhe jashtë vendit. “E verteta mbi peshengritjen. Vendi qe stervitet peshengritja ne Shkoder le shume per deshiruar, por eshte kerkuar nga trajneri pasi nuk kishte alternative tjeter per te zhvilluar stervitjen. Ama Erkandi dhe disa sportista te tjere nuk jane stervite asnje sekond ne kete ambjet pasi kane marre shtangat dhe jane vetesistemuar ne ambjente te tjera! Eshte e vertete se Erkandi ka shume medalje e histori ne peshengritjen shqiptare por qe te shpallesh ne 10 sportistet e vitit duhet te marresh pjese ne te gjitha aktivitetet zyrtare qe organizohen nga Federata e Peshengritjes brenda vendit pse jo dhe jashte. Ai nuk ka marre pjese ne kampionatin kombetar dhe as jashte vendit ne 2016 , keshtu qe nuk eshte kualifikuar nga organizatoret e ketij evenimenti te pervitshem. Si drejtues i klubit nuk mund t’i them bravo ekipit te peshengritjes kur ne aktivitetin me te rendesishem vjetor, ne kampionatin kombetar merr pjese vetem nje sportist , perkundrazi ! Arsyeja qe sportistet sterviten ne ato kushte mjerane eshte qeveria Shqiptare dhe Federata e Volejbollit qe ka shkaterruar te gjitha palestrat poshte shkalleve te stadiumit dhe akoma nuk i kane kthyer ne gjendjen shume komode te meparshme , gje te cilen e kane detyrim ta bejne”. Përmes këtij reagimi drejtori i shumësportëshit i është përgjigjur peshëngritësit Erkand Qerimaj për akuzat e këtij të fundit.