DOSHI: ILIR META ËSHTË ARMIKU IM I VETËM QË KAM NË SHQIPËRI. “I them Ilir Metës se armik tjetër Shqipëri nuk kam, përveç teje. Durim Bamit i detyrohem gjithë jetën.

Dëshminë ai e ka bërë sot në një terror që ka pas. Nuk është e lehtë të akuzosh Ilir Metën sot, jam i vetmi në Shqipëri, por jo se i shpifëm”Këto janë fjalët e deputetit Tom Doshi, në një intervistë ekskluzive në “Top Story”, të Sokol Ballës në Top Channel, dhënë mbrëmë ku ai rrëfeu për herë të parë planin për eliminimin e tij fizik. Deklaron se nuk mund të thotë, lidhjen e kryeprokurorit Adriatik Llalla në ekzekutimin e tij, por është i bindur se ka njoftuar Ilir Metën. Ne po publikojmë pjesë të kësaj interviste. Tom Doshi flet për atentatin që i ishte përgatitur Durim Bamit më 22 shkurt, dhe se Llalla dueht ta marrë në mbrojtje si dëshmitar dhe jo si vrasës.