Kryeministri Edi Rama u ndal te blerja e votave në Shqipëri, gjatë konferencës së përbashkët në Bruksel më dy zyrtarët e lartë të BE, Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell si dhe Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Teksa dy zyrtarët e BE kërkuan që Shqipëria të zbatojë rekomandimet e ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, duke vënë theksin tek akuzat e shumta për blerje votash në vendin tonë, kryeministri Edi Rama tha se janë 20 persona nën hetim për këtë akuzë.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se “Ka 20 persona të ndjekur nga prokuroria, për blerje votash, që tani që flasim janë në proces e sipër. Janë 20 persona të dyshuar nga të gjitha partitë të dyshuar për blerje votash”.

Artikulli paraprakZGJEDHJET DHE BLERJA E VOTËS/ ZYRTARËT E LARTË TË BE: TË ZBATOHEN REKOMANDIMET E ODIHR, VËZHGUES NË TERREN. GARANCI TË MJAFTUESHME OFROHEN NË…
Artikulli tjetërKESH MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME SHKOLLËN PROFESIONALE SHKODËR/ BECI: MUNDËSI PUNËSIMI DHE AFTËSIMI PROFESIONAL