Akuzat për krime lufte, kërkohet burgim i përjetshëm për Mlladiç

Gjykata e Hagës ka kërkuar burgim të përjetshëm për ish- gjeneralin e Jugosllavisë Ratko Mlladiç. 74- vjeçari akuzohet për genocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnjë në vitet 1992 dhe 1995. Prokurori i çështjes Alan Tieger ka deklaruar se do të ishte një fyerje për viktimat, për familjarët e tyre por edhe për drejtësinë nëse do të kërkohej një dënim më i lehtë. Sipas akuzës, Mladic ka urdhëruar vrasjet gjatë luftës së Bosnjes ku humbën jetën mbi 1 mijë persona dhe mbetën të pastrehë më shumë se 2 milion njerëz. 74- vjeçari akuzohet se i ka ndërrmarë këto veprime me synimin për të relizuar një spastrim etnik dhe për të pasur një shtet etnikisht të pastër të populluar vetëm nga serbët. Për më tepër ai akuzohet se ka urdhëruar masakrën e Serbenicës, ku u vranë më shumë se 8732 mysliman boshnjak.