Drejtori i shkollës 9- vjeçare në Kozare të Kuçovës, Ajaz Ajazi do të qëndrojë në qeli në vijim të hetimeve ndaj tij.

Gjykata e Beratit dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 63- vjeçarin, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht tre nxënëse të mitura. Ai u arrestua këtë të diel pas denoncimit të bërë nga prindërit e të miturave, të cilët pretendojnë se gjithçka ka ndodhur në tre muajt e fundit. Ajazi akuzohet për veprat penale “ngacmim seksual” dhe “vepra të turpshme”. Tri nxënëset e shkollës që kanë bërë denoncimin, nuk e dinin se drejtori i ngacmonte seksualisht të tria, por në një moment ato i janë shprehur njëra-tjetrës për sjelljen e tij.

“Mësuesi i gjeografisë na fliste edhe për tema seksi në orën e mësimit”. Kjo ka qenë deklarata e nxënëseve të klasës së nëntë në shkollën e fshatit Kozarë në Kuçovë, që më pas ka çuar në pranga mësuesin e tyre Ajaz Ajazi. 63-vjeçari i cili, veçse mësues gjeografie, ishte edhe drejtor i shkollës, e ka mohuar akuzën e ngritur ndaj tij, duke e konsideruar këtë si një ngjarje të sajuar për t’i zënë vendin e punës

Artikulli paraprakVIJON DORËZIMI I ARMËVE DHE MUNICIONEVE NË QARKUN SHKODËR
Artikulli tjetërGJEJNË HEROINË E KANABIS NË PARABURGIMIN E DURRËSIT POR S’DIHET SHITËSI