ORGANIZATA TERRORISTE: MOS PREKNI NJERËZIT TANË.Nuk ka përfunduar hakmarrja e terroristëve ndaj Francës, ku duket se me 17 viktima beteja vetëm sa është hapur. Një tjetër kërcënim ka ardhur nga ekstremistët e Al Kaedës së Magrebit, një degë e organizatës terroriste e pagëzuar me emrin AKIM dhe që përfaqëson vendet myslimane të Afrikës.

 

“Sa kohë që ushtarët francezë do të pushtojnë vende si Mali dhe Afrika Qendrore apo do të bombardojnë njerëzit tanë në Siri e Irak, dhe sa kohë që gazetat idiote do të vazhdojnë të fyejnë profetin Muhamed, Francën e pret më e keqja,”   lexohet në disa site xhihadiste.Reagimi vjen një ditë pas marshimit të madh të mbajtur në Paris, në nder të njerëzve të pafajshëm që u ekzekutuan nga terroristët ektremistë.E gjithë bota është solidarizuar me tragjedinë e Francës, ndërkohë që liderët botërorë janë më të unifikuar se kurrë në luftën kundër terrorizmit.Franca ka rritur masat e sigurisë në nivelin më të lartë në historinë e saj moderne, ku vetë krerët si Hollandë dhe Casanueve pranuan se rreziku nuk ka kaluar, duke pranuar në këtë mënyrë riskun e lartë që vjen nga militantët islamikë.Mediat franceze shkruajnë se të paktën 6 terroristë islamikë janë në kërkim për sulmin në kryeqytetin francez. Duke cituar burime policore, mediat franceze shkruajnë se oficerët policorë janë në kërkim të një makine tip mini kuper, në pronësi të Hayat Boumediene, bashkëshortja e Amedi Kulibali që mbeti i varë në në ndërhyrjen e policisë në supermakrketin hebre.Polica pretendon se me gjetjen e makinës, mund të arrijë tek bashkëpunëtorët e Kulibali, i cili vrau pesë persona në dy ditë në Francë.

 

Artikulli paraprak“CHARLIE HEBDO”, TË MËRKURËN NË TREG
Artikulli tjetërSHKODRA PËRKUJTON 14 JANARIN 1990