Një alarm i rremë ka mbledhur asamblenë e partisë socialiste në selinë e saj. Në orët e vona një mesazh i ardhur në celularët e socialistëve të Shkodrës i ka njoftuar se do ketë një takim në seli. E gjitha kjo ka rezultuar një farsë dhe ashtu siç kanë hyrë edhe kanë dalë duke mos e zhvilluar mbledhjen.

Gjithsesi deputeti Namik Kopliku foli para mediave duke i quajtur normale debatet brenda PS ndërsa nuk pranoi se këto devate çojnë në përçarje. Ristrukturimi i socialistëve të Shkodrës do vijojë në rrugën që ka nisur deri në përzgjedhjen e kreut të ri të kësaj force politike. Personi që ka dërguar mesazhin në emër të asamblesë së PS Shkodër nuk është arritur që të identifikohet ndërsa mbledhja e të gjithëve në seli ka krijuar jo pak edhe të qeshura.