
Sasi të mëdha mbeturinash, që nga mbetjet shtëpiake e deri tek ato inerte, vazhdojnë të depozitohen pa asnjë kontroll përgjatë shtratit të Përroit të Vrakës. Kjo hapësirë, e cila shërben edhe si kufiri i ndare mes bashkisë Shkodër dhe asaj të Malësisë së Madhe, po përballet me një situatë kritike mjedisore prej kohësh.
Grumbullimi i tonelatave të tëra të mbetjeve jo vetëm që krijon një pamje të shëmtuar, por përbën një rrezik të drejtpërdrejtë për ndotjen e ujërave nëntokësore dhe tokës bujqësore përreth. Banorët e zonës e pranojne se fajtore te kesaj situate janë vet ato.
Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për pastrimin e zonës, vendosjen e kamerave të monitorimit dhe masa ndëshkuese për ndotësit, përpara se kjo pikë të kthehet në një vatër të përhershme infeksioni.






