
Një kërcënim për bombë i dërguar përmes emailit në disa institucione të vendit ka shkaktuar alarm dhe ka mobilizuar menjëherë strukturat e sigurisë.
Nje mesazh i tille ka mberritur edhe ne Shkoder, ne bashkine e qytetit dhe disa institucione.
Pas sinjalizimit, Policia dhe strukturat e Antiterrorit kanë nisur kontrollet në institucionet ku është marrë mesazhi kërcënues. Në Shkodër, verifikimet janë shtrirë edhe në ambientet e Bashkisë.
Kontrollet po kryhen për të verifikuar nëse kërcënimi ka bazë reale. Deri tani, nga verifikimet në Bashkinë Shkodër nuk raportohet të jetë gjetur ndonjë lëndë shpërthyese.
Hetimet vijojnë për identifikimin e personit që ka dërguar email-et, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë informacion në lidhje me situatën.






