Alarm për bombë pranë ambasadës amerikane në Londër

Një alarm për bombë pranë selisë ambasadës amerikane në Londër ka vënë në lëvizje efektivët e policisë. Alarmi u nxit nga dy automjete të dyshimta në zonën e “Nine Elms”. Dëshmitarëve u është thënë të qëndrojnë brenda në ambasadë, raportojnë mediat britanike. Policia deri më tani ka kryer një shpërthim të kontrolluar. Në faqen zyrtare të policisë lokale në Twitter, është shkruar se një rrugë ishte mbyllur, por “askush nuk është lënduar, ne jemi duke u treguar vigjilent”. Shërbimi i ambulancës dhe zjarrfikëset janë gjithashtu të pranishme në vendngjarje

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPS MBËSHTETJE PËR BIZNESET NË MALESI TE MADHE
Artikulli tjetërGJENDET NJË TRUP I PAJETË NË PËRRUA