
Në zonën e Lezhës është ngritur përsëri alarmi për përmbytje, pasi argjinatura e lagunës së Vainit ka pësuar një çarje të re. Çarja është regjistruar vetëm pak metra sipër asaj të mëparshmes, duke rritur rrezikun për depërtimin e ujit drejt tokave bujqësore dhe banesave përreth.
Grupet e emergjencës ndodhen në terren për të vlerësuar situatën dhe për të marrë masa të menjëhershme në përforcimin e argjinaturës.






