Alarmi i UNICEF:300 mln fëmijë në botë jetojnë në ajër të ndotur

Rreth 300 milionë fëmijë në të gjithë botën jetojnë në ajër të ndotur. Sipas raportit të publikuar nga Unicef fëmijët janë në kontakt me lëndët toksike, të cilat aktualisht janë 6 herë më të larta sesa niveli standard i sigurisë ndërkombëtare. Unicef raporton se më shumë se 600.000 vdekje në rastet e fëmijëve vijnë për shkak të ajrit të ndotur, ku më së shumti malaria është e kombinuar me sëmundjen e Sidës. Studimet kanë treguar se fëmijët janë më të prekurit nga sëmundjet e shkaktuara nga ajri i ndotur.“UNICEF” i bën gjithashtu thirrje vendeve pjesëmarrëse në Samitin e Klimës muajin e për të reduktuar djegien e lëndëve fosile. Pothuajse 90% e fëmijëve nëpër botë, ose ndryshe dy miliardë, jetojnë në vendet ku ndotja e ajrit i kalon normat e vendosura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sipas analizës Afrika dhe Azia janë vendet më të rrezikshme . Fëmijët janë veçanërisht në rrezik pasi ata marrin frymë më shpejt se të rriturit dhe qelizat në mushkëritë e tyre janë më të ndjeshme ndaj grimcave të ndotjes. Grimcat e vogla mund të kalojnë barierën hemato-encefalike, e cila është më pak rezistente te fëmijët, duke dëmtuar zhvillimin kognitiv . Madje rrisku qëndron edhe te fetusi, pasi mund të preket nga grimcat e rrezikshme.