Depozitat e ujit mbi tarracat e pallateve gjithnjë e më shumë përbëjnë shqetësim për jetën e qytetareve.

Alarmi vjen pas kontrolleve të shumta nga specialistet e shendetit public , të cilat kanë konstatuar se uji i depozitave është johigjienik, burim i një sërë sëmundjeve. Shefi i higjenes Burim Gjyli kerkon nga qytetaret e shkodres te mos perdorin ujin e depozitave. “Qytetarët për të plotësuar nevojat e tyre 24-orëshe, përdorin depozita.

Gjyli thote se nese perdorimi i tyre eshte nje domosdoshmeri atehere ato duhen pastruar cdo 3 muaj. Monitorimi i ujit të pijshëm kryhet vazhdimisht nga Drejtoria e Shëndetit Publik për t’u garantuar qytetarëve një cilësi dhe shëndet të mirë për popullatën. Mirëpo problemi qëndron te depozitat e ujit. Ka mjaft familjarë të cilët kanë vite e vite që kanë depozita uji dhe nuk i kanë të pastruara dhe dezinfektuara thote specialsiti prane drejtorise se shendetit publik.