Agjencia e Barnave Europiane ka dalë me opinionin se nuk ka ende asnjë indikacion që vaksina e Oxford/AstraZeneca shkakton mpiksje gjaku.

Sipas kryetares së EMA-s, Emer Cooke përfitimet nga vaksinat e AstraZeneca/Oxford kanë tejkaluar çdo rrezik

Po ashtu ai tha se hetimi do të vijojë nëse mpiksjet e gjakut në BE, që çojnë dhe në fatalitete, shkaktohen nga vaksinat apo shkaqe të tjera.

“Ne e dimë se shumë mijëra njerëz zhvillojnë mpiksje gjaku në BE kështu që ajo që duam është të përcaktojmë nëse këto ngjarje shkaktohen nga vaksina ose nga shkaqe të tjera,” tha zonja Emer.