Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, thotë se pas sulmit në Zubin Potok mund të fshihen grupe ekstremiste dhe terroriste serbo-ruse me lidhje të forta në Serbi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ditën e sotme, Kuri i referohet një sërë emblemave të gjetura së bashku me municione nga aksioni i policisë së Kosovës pas shpërthimit në kanalin e ujit. Emblemat janë si të ushtrisë ruse dhe serbe, por edhe të grupeve paramilitare. Kurti jep alarmin dhe thotë se ndaj këtyre aksioneve terroriste që rrezikojnë të gjithë sigurinë në rajon, duhet një reagim vendimtar dhe i unifikuar.

‘Pas bastisjeve në veri të Kosovës, në lidhje me sulmin kinetik terrorist të datës 29 nëntor 2024 ndaj kanalit të Ibër Lepencit, janë konfiskuar armë, uniforma dhe pajisje të ndryshme, si dhe janë gjetur emblema ruse dhe serbe të strukturave të inteligjencës, ushtrisë dhe sigurisë.

Ky zbulim shqetësues dëshmon për përfshirjen potenciale të grupeve ekstremiste dhe terroriste serbo-ruse, me lidhje të forta në Serbi, që kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe krijimin e një mjedisi të pasigurt në rajon.

Stabiliteti dhe paqja në Ballkan kërkojnë një reagim të unifikuar dhe vendimtar kundër këtyre aksioneve terroriste dhe aktiviteteve destabilizuese që rrezikojnë sigurinë e përgjithshme dhe vlerat demokratike në rajon’,. shkruan ai.

Artikulli paraprakPRESIDENTI ITALIAN MATTARELLA KA MBËRRITUR NË PARIS PËR CEREMONINË E RIHAPJES SË KATEDRALES NOTRE-DAME
Artikulli tjetër8 DHJETORI, TË RINJTË E PD MARSHIM-PROTESTË NË TIRANË: S’KEMI LUKSIN TË FESTOJMË…