Përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi mëngjesin e sotëm në shenjë proteste kanë mbyllur dhe gozhduar 3 hyrjet e institucionit të Bashkisë së Tiranës.

Mësohet se situata është tensionuar mes protestuesve, të cilët nuk duan të lejojnë hyrjen brenda institucionit të kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke thënë se ai po zapton qytetin. Me zinxhirë, çekiçë dhe dryna, përfaqësues të AK-së po tentojnë të bllokojnë çdo hyrje. Sipas ‘Neës 24’ thuhet se përfaqësuesit e AK-së janë përplasur dhe me policinë bashkiake, e cila ndodhet aty për të mbikëqyrur situatën për mospërshkallëzimin e protestës.

Artikulli paraprakMitt Romney sulmon Donald Trump
Artikulli tjetërBANORËT KËRKOJNË PRANINË E PREFEKTIT RADOVANI, NDËRSA KËRCËNOJNË PËR PËRSHKALLËZIM TË PROTESTËS