Udhëheqësit europianë kanë zgjedhur ministren e mbrojtjes gjermane, Ursula fon der Lejen, për postin më të lartë të bllokut, presidente të Komisionit Europian.

Vendimi u mor pas një samiti maratonë prej tri ditësh, dhe emërimi i saj, aleates së ngushtë të Merkelit, ka qenë surprizë për të gjithë, pasi shumë kandidatë të tjerë ishin refuzuar.

Nëse Parlamenti Europian e voton kandidaturën e saj, ajo mund të hyjë në histori si presidentja e parë femër e Komisionit Europian.

Drejtuesja e FMN-së, Kristinë Lagardë, është kandiduar për drejtimin e Bankës Qendrore Europiane, që tnai mbahet nga Mario Dragi, personi që shpëtoi euron gjatë krizës së borxheve në eurozonë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMERR FLAKË NËNDETËSJA BËRTHAMORE RUSE, VDESIN 14 MARINARË
Artikulli tjetërBETEJA LIGJORE PËR ZGJEDHJET, ADEMI PADI POLICISË, BLUTË 5 KALLZIME PENALE NDAJ SAJ