
Periudha nga fillimi I muajit prill deri në fund të qershorit është më problematikja sa I takon personave që vuajnë nga alergjitë e stinës së pranverës. Mjeku alergolog Egir Lezha bën të ditur se të gjitha moshat janë të ekspozuar përballë alergjive të stinës ndaj kujdesi ndaj shëndetit duhet të jetë më I madh tani.
Jo të gjithë qytetarët dinë të njohin dhe të vlerësojnë simptomat e alergjive bën të ditur mjeku Lezha.
Kujdes të veçantë duhet të tregohet edhe ndaj alergjive të lëkurës, ku poleni, pluhuri por edhe temperaturat e larta mund të ndikojnë në irritimin e lëkurës me rritjen e temperaturave gjatë ditëve në vazhdim.
Mjeku specialist Egir Lezha këshillon të gjithë personat që vuajnë nga alergjitë e stinës të tregohen më të kujdesshëm dhe të mos ndërpresin mjekimet sidomos gjatë frekuentimit të plazhit.






