Ky është Ali Kopliku, një 53 vjeçar nga Shkodra i cili edhe pse jeton në kushte të vështira ekonomike, Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi formularin për deklarimin e pasurisë. 22 vite më parë Ali Kopliku ka kryer një vrasje në Greqi në kushtet e tronditjes psiqike pasi ish shoku i ngushtë ka kryer marrëdhënie intime me të dashurën e 53 vjeçarit.

Ali Kopliku ka bërë 14 vite burg dhe më pas është liruar duke krijuar më vonë familjen e tij. Tashmë prej vitesh jeton në një shtëpi në malin e Taraboshit. Ai vetë por edhe bashkëshortja janë të sëmurë dhe të vetmet të ardhura janë kempi prej 190 mijë lekësh të vjetër dhe dy qera me nga 50 mijë lekë të vjetra. Fakti që OFL i ka dërguar formularin një familjeje që përballon me vështirësi jetesën për 53 vjeçarin është absurd.

53 vjeçari kërkon që OFL të shkojë tek pasuritë madhështore që vërtetë janë vendosur nga paratë e krimit dhe jo tek kjo familje e varfër që me shumë vështirësi siguron jetesën.

Disa vitë më parë babai i Ali Koplikut është vrarë dhe dyshimet e tij janë se hasmi që ka marrë gjakun nuk është dënuar asnjëherë dhe shëtit i lire në Shkodër. 53 vjeçari tregon gjithashtu se vrasja që ka kryer në Greqi nuk ka qenë me paramendim siç pretendon OFL por vrasje momentale në kushtet e tronditjes psiqike.

Përmes një avokati, shtetasi Ali Kopliku e ka bërë vetëdeklarimin duke ia dërguar OFL-së duke qenë seështë i detyruar të përgjigjet brenda afatit prej 48 orësh edhe pse sipas tij kjo nuk është aspak normale.

Artikulli paraprakMETA: VETËM ZGJEDHJET E LIRA PASTROJNË POLITIKËN NGA TË KORRUPTUARIT QË MBAJNË PENG SHTETIN
Artikulli tjetër“YEEP SHKODRA” MUNDËSI PËR INTEGRIMIN E 50 TË RINJVE