Është zhvilluar ditën e sotme në ambjentet e qëndrës kulturore të fëmijëve “Kujtim Alija” faza finale e konkursit të teatrove të shkollave 9 vjeçare të qytetit. Në fazën finale morën pjesë 4 shkolla, “Ali Laçej”, “Martin Camaj”, “Ndre Mjeda” dhe Medreseja “Haxhi Sheh Shamia’, ku fitues pas konkurimit është shpallur shkolla “Ali Laçej”
Drejtuesja e ZVA Shkoder Brisela Kadija theksoi se ky konkurs tashmë do të kthehet në traditë
Kadija tha se ZVA Shkodër ka qenë e angazhuar plotësisht për mbarëvatjen e këtij aktiviteti
Pjesë e këtij konkursi që zhvillohet për herë të parë në ciklin 9 vjecar u bënë mbi 20 shkolla të qytetit, me angazhimin kryesisht e nxënësve të klasave të 8 dhe të 9

Artikulli paraprakZBARDHET VRASJA E ÇIFTIT NË LEZHË
Artikulli tjetërMESHA SOLEMNE E FESTËS SË ZOJËS SË KËSHILLIT TË MIRË