Kreu i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj ka informuar kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi në lidhje me dokumentacionin e kërkuar më herët nga KQZ për regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit.

Alibeaj ka njoftuar Celibashin se Lulzim Basha është dorëhequr si kryetar i PD më 21 mars 2022 dhe dokumentacioni i paraqitur është i plotë.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa i është drejtuar sot Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një njoftim dhe kërkesë për të vijuar me regjistrimin e PD në zgjedhjet lokale të 14 majit, edhe pa dokumentacionin me firmën e Lulzim Bashës.

Në këtë njoftim, thuhet Basha është dorëhequr dhe se dokumentacioni i paraqitur për t’u regjistruar në zgjedhje, është i plotë.

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se asnjë parti politike nuk mund të regjistrohet në zgjedhje, nëse deklarata e kryetarit të partisë nuk shoqërohet me nënshkrimin e tij.

Sipas tij, në dokumentacionin e dorëzuar mungonte dhe deklarimi formal për dorëheqjen e Bashës dhe “në vlerësim të këtyre fakteve, nuk ka asnjë mundësi që të injorohet kjo kërkesë e kodit zgjedhor”.

Alibeaj deklaroi mbrëmjen e të premtes se nuk do të ndryshojë qëndrim për kërkesën e kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi për dorëzimin e një dokumenti të firmosur nga Basha, pasi përndryshe rrezikon regjistrimin në zgjedhjet lokale.

Whatsapp Image 2023 03 11 At 09.40.32

Artikulli paraprakFRESKËT DHE ME DIELL, PARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetërPRESIDENTI BEGAJ NË AZERBAJXHAN, MERR PJESË NË FORUMIN NDËRKOMBËTAR NË BAKU! PRITET TAKIM ME HOMOLOGUN AZER ILHAM ALIYEV