Nënkryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj thotë se Edi Rama po mobilizon sërish krimin dhe ‘non gratat’ që të vjedhir zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Teksa ka publikuar një video të kandidatëve të PS-së të zgjedhjeve të kaluara, të cilët janë përjashtuar për shkak të dekriminalizimit, Alibeaj thotë se PD është e vendosur në betejën kundër kriminelëve dhe korrupsionit që mbajnë peng të ardhmen e shqiptarëve.

‘Pushteti që vjen nga krimi dhe korrupsioni nuk prodhon asgjë të mirë për shqiptarët, ata po e shohin këtë çdo ditë. Edi Rama është njeriu që përdori bandat kriminale, fondet e rindërtimit nga tërmeti, korrupsionin e inceneratorëve dhe patronazhistët për masakrën elektorale të 25 prillit.

Është ai që përzgjodhi dhe kandidoi të dënuar për krime dhe të korruptuar në krye të bashkive të cilët u denoncuan që në fillim nga PD. Kjo është e qartë si drita e diellit për shqiptarët dhe për këdo se Rama nuk fiton dot pa kriminelët dhe paratë e pista, prandaj ai ka nisur te mobilizojë sërish krimin dhe non-gratat për të vjedhur votat.

Ne do ta vazhdojmë të vendosur betejën tonë kundër kriminelëve dhe korrupsionit që po e mbajnë peng të ardhmen e shqiptarëve. Shqiptarët meritojnë një qeverisje më të mirë si lokale ashtu edhe qendrore.’- shkruan Alibeaj.

 

Artikulli paraprak“SITUATA MUND TË PËRKEQËSOHET NË ÇDO KOHË”! SHBA THIRRJE AMERIKANËVE QË TË LARGOHEN NGA UKRAINA
Artikulli tjetërSHKODËR, KREU I POLICISË NANO: REAGONI MË FORT NDAJ KRIMIT