Nga Shkodra Partia Demokratike ka nisur konsultimin publik me anëtarët e PD në bazë lidhur me reformën e re territoriale duke zhvilluar kështu takimin e parë. Kryetari i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj u shpreh se reforma e re territoriale që opozita kërkon nuk duhet të shërbejë vetëm për të prodhuar rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme siç ndodhi me reformën e 2014-ës duke fajësuar edhe vetë opozitën e asaj kohe të drejtuar nga Sali Berisha.

Alibeaj tha se reforma territoriale është një domosdoshmëri edhe për faktin se Kryeministri Rama sot kontrollon të gjitha pushtetet që nga ai lokal e deri tek drejtësia.

61 bashkitë tha kreu i grupit parlamentar të PD janë kthyer në vende punësimi, vende ku jepen tendera dhe makineri për të shëbyer një herë në katër vjet kur ka zgjedhje elektorale gjë e cila duhet të ndryshojë.

Ajo që kërkon opozita e drejtuar nga Alibeaj është një reformë e re territoriale me një numër më të madh bashkishë nga 61 që janë aktualisht me qëllimin për të qenë më funksionale dhe më afër qytetarëve. Tashmë është ngritur edhe një grup parlamentar për reformën territoriale ku pritet që të ketë ndryshime.

 

Artikulli paraprak“SOT 97 % E QUMËSHTIT QË KONSUMOHET PRODHOHET NË VEND”, RAMA: OBJEKTIVI YNË, 1 MLD EKSPORTE TË KOMBINUARA BUJQËSI DHE PESHKIM
Artikulli tjetër105-VJETORI I PRENK JAKOVËS, PLLAKATË NË BANESËN KU LINDI