“KiE ka afruar me një vit misionin monitorues në vendin tonë”.

Kështu deklaron demokrati Ilir Alimehmeti, duke marrë shkas dhe nga dorëheqjet masive në bashkitë e vendit, pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama.
Alimehmeti thekson se qeveria ka bërë ndërhyrje antiligjore te pushteti vendor.

Kreu i grupit të këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti shton më tej se KiE kishte planifikuar dërgimin e ekipit monitorues në 2026.

Reagimi i Alimehmetit
Në përgjigje të ndërhyrjeve antikushtetuese, antiligjore dhe kundër Kartës Europiane të pushtetit lokal nga ana e qeverisë, pas përpjekjeve dhe takimeve të shumta me diplomatë dhe partnerë ndërkombëtarë Këshilli i Europës (Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale) vendosi afrimin me një vit të datës së monitorimit të implementimit të Kartës Europiane në Shqipëri në vjeshtën e këtij viti, ndërkohë që ishte parashikuar për vitin 2026.
✌️ Hap pas hapi, e drejta do të vijë në vend me punë, mund dhe djersë!

💪 Kokën lart dhe fundjavë të mbarë miq!

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakGJYKATA NË SHBA ‘RRËZON’ TRUMP, VENDOS SE SHUMË NGA TARIFAT GLOBALE JANË TË PALIGJSHME
Artikulli tjetërSHKODËR, POLICIA NË 24 ORË, NJË PERSON I ARRESTUAR DHE DISA PERSONA TE PROCEDUAR PENALISHT