Në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Shkodrës, situata gjatë 12 orëve të fundit ka qenë e qetë, pavarësisht fluksit të pacientëve. Rreth 45 persona nga grupmosha të ndryshme janë vizituar në këtë periudhë. Mes rasteve të regjistruara, ka pasur disa të lidhura me konsumimin e alkoolit, ndërsa një rast i ardhur nga Puka është trajtuar dhe menaxhuar me sukses nga stafi mjekësor.

Sipas mjekes së urgjencës, Enxhi Mercani, fundi i vitit ka sjellë një rritje të rasteve të virozave sezonale, por situata mbetet nën kontroll dhe pacientët po marrin shërbimin e nevojshëm pa probleme.

Mjekët e urgjencës bëjnë apel për kujdes të shtuar ndaj virozave dhe konsumit të alkoolit gjatë festave, duke siguruar se stafi është në gatishmëri për të ofruar shërbim të shpejtë dhe të sigurt për çdo pacient.

Artikulli paraprakSHKODRA MIRËPRET VITIN E RI 2026
Artikulli tjetërERDHËN NË JETË NË MINUTAT E PARA TË 2026-ËS, ZV. MINISTRJA TOMINI U DORËZON PRINDËRVE “BONUSIN E BEBES”