Nje ngjarje e rende eshte regjistruar ne Gjermani. Një shofer kamioni në gjendje të dehur kaloi në semafor të kuq, duke dëmtuar më shumë se 30 automjete. Nga aksidenti u shkaktua një zjarr në një shtëpi në Gjermaninë jugore mbrëmjen e së martës. Ai u plagosi veten dhe dy të tjerë në mes të kaosit në Fuerth, Bavari.

“Shoferi turk 50-vjeçar u arrestua në vendngjarje dhe ishte në gjendje të dehur”, tha policia, duke shtuar se dëmi ishte i madh.

Oficerët shpjeguan se ai nuk arriti ta kuptonte që semafori ishte i kuq dhe goditi një makinë pasagjerësh në një vendkalim, duke i shkaktuar lëndime të lehta gruas që drejtonte, automjetin.
Por ai nuk u ndal pas aksidentit të pare, përplasi disa makina të parkuara, duke i shtyrë ato përpara tij dhe, në disa raste në muret e shtëpive fqinje raportoi policia. Më pas pas përplasjeve ka marrë flakë një kamion, një numër makinash dhe fasada e një shtëpie. Zjarrfikësit lokalë kanë ndërhyrë për të shuar flakët dhe për të evakuuar banorët e shtëpisë. Lëndime por jo të rënda, ka pësuar edhe vetë shoferi i kamionit dhe një kalimtar i rastit.

Në total, 31 automjete besohet se janë dëmtuar, me pamjet video që tregojnë disa prej tyre me parakombëtar e tyre të grisur.
Prokurorët vendas kanë urdhëruar ndalimin e shoferit të kamionit, i cili nuk ka vendbanim fiks në Gjermani. Një test i alkoolit në frymëmarrje tregoi se ai ishte disa herë mbi kufirin , thanë oficerët.

Artikulli paraprakDOKUMENTET/ PD DËRGON NË KQZ KËRKESËN PËR REGJISTRIMIN E KANDIDATËVE PËR TRI BASHKITË
Artikulli tjetërIDENTIFIKOHEN MBI 1500 RASTE TË REJA ME COVID-19 NË 24 ORËT E FUNDIT NË MAQEDONINË E VERIUT