E ka lënë futbollin e luajtur para një viti e gjysmë dhe që prej asaj kohe, është i angazhuar si trajner dhe menaxher futbolli. Megjithatë, Alsid Tafili i është rikthyer sërish futbollit të luajtur dhe është bërë pjesë e Basanias. Drejtuesit e këtij ekipi dhe trajneri Haris Lika i kanë kërkuar Tafilit, të japë kontributin e tij në fushën e lojës si futbollist për këtë skuadër dhe ai e ka pranuar këtë ftesë. Vetë Tafili tregon se si vendosi t’i rikthehej edhe njëherë futbollit të luajtur.
Tafili flet edhe për synimet që ka sezonin e ri me ekipin e Basanias.
Alsid Tafili ka një karrierë të pasur në Superiore, por edhe disa eksperienca jashtë vendit dhe natyrisht që, drejtuesit e Basanias dhe trajneri Haris Lika shpresojnë shumë tek aftësitë e tij, për t’i ndihmuar për të shkuar drejt synimeve që ato kanë.