Vendi ynë gjatë orëve të para të ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të vranësirave, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat veriore. Ndërsa orët në vijim shtojnë vranësirat në territor duke bërë që dhe zona e ulët të përfshihet nga vranësirat e pakta, por vija bregdetare mbetet me kthjellime. Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova
Republika e Kosovës do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike si pasojë e dominimit të vendit nga vlerat e larta barike. Pritet që në Kosovë të ketë kryesisht kthjellime, por herë pas here do të ketë dhe kalime vranësirash në për territor të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Lindore gjatë orëve të mbrëmjes.

Maqedonia e Veriut
Pjesa e parë e ditës do të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët në një pjesë të mirë të Maqedonisë se Veriut. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që gradualisht vranësirat do të shtohen në pothuajse gjithë vendin, por nuk do të mund të sjellin reshje në vend.