Parashikohet rënie e vlerave Barike, si pasojë e masave ajrore më të ftohta me origjinë veriore. Kjo do të sjellë ndryshim të situatës atmosferike në vend.

Orët e paradites do të paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat hera-herës në zonat jugore dhe pjesërisht në qendër do të sjellin reshje të izoluara shiu.

Gjatë orëve të pasdites dhe në vijim vranësirat do të largohen gradualisht nga i gjithë territori për tja lënë vëndin intervaleve me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 15°C vlera maksimale në Durrës.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor, për pasojë; në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Artikulli paraprakËSHTË KOHA MË E MIRË PËR TË REFLEKTUAR DHE MEDITUAR, HOROSKOPI PËR SOT
Artikulli tjetërPANAIRI I TURIZMIT NË BERLIN, RAMA PUBLIKON VIDEON E VEÇANTË TË KRIJUAR ME AI: SHQIPËRIA NUK ËSHTË AJO QË MENDONI, MË SHUMË…