Vendi ynë do të mbizotërohet nga kthjellime dhe do të dominojë në pjesën më të madhe.

Sipas MeteoAlb alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas-herëshme dominojnë në pjesën më të madhe të Shqipërisë, ndërsa në zonat Lindore dhe Juglindore do ketë reshje të izoluara shiu e dëbore.

Por duke ju afruar mesditës moti kthjellohet gradualisht në zonat bregdetare e më pas kthjellimet do të jenë dominuese në të gjithë vendin tonë.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5 deri 14°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 50-55 km/h nga drejtimi Verior- Veriperëndimor ndërsa në det krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Moti – E enjte, 8 Prill 2021

Europa Lindore mbetet në ndikimin e vranësirave, reshjeve të shiut dhe stuhive afat shkurtra të erës. Po ashtu pjesërisht qendra dhe Rajoni i Ballkanit mbeten me reshje të pakta shiu. Ndersa kthjellimet dominojnë Veriun, Ishujt Britanikë dhe gadishullin Iberik.

Artikulli paraprakRAMA: 1.041 PERSONA U ARRESTUAN DHE U PROCEDUAN NË KUADËR TË OPERACIONIT ‘FORCA E LIGJIT’
Artikulli tjetërULET PRITSHMËRIA PËR TË JETUAR PAS COVID-19 NË EUROPË, SI KRAHASOHET SHQIPËRIA ME RAJONIN