
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me pezullimin nga detyra të Drejtorit të Agjensisë së Kadastres në Lezhë Gentjan Malotaj dhe përgjegjësit të legalizimeve Artur Shabaku.Dy zyrtaret janë vënë nën akuze për “Shpërdorim Detyre”, pasi kanë legalizuar një pallat në zonen e Kunës në Shëngjin në kundërshtim me ligjin.Sipas prokurorisë bëhet fjalë për një objekt 10 katesh, ku katër katet e fundit janë ndërtuar pa leje, por janë legalizuar.Hetimi në lidhje me këtë çështje nisi pas një denoncimi që kishin bërë banoret e disa shtëpive pranë pallatit, për dëmtim të pronës së tyre.
Gjatë shqyrtimit të këtij çështje, prokuroria administroi të gjithë dokumentacionin nga verifikimet e kryera rezultoi se kishte problematika, ku u regjistrua dhe proçedimi penal dhe hetimet po ndiqen nga prokuroria Iva Harka.Po ashtu nën hetim për vepren penale “Ndërtim i Paligjshem” është vënë edhe administratori i kompanisë që ka ndërtuar pallatin.Ndërkohë pas pezullimit të Drejtorit të Kadastres Gentjan Malotaj, në këtë post është komanduar Altin Gjergji dhe puna në këtë institucion vijon normalisht.