11 mijë leje janë lëshuar nga ALUIZNI që nga viti 2014 dhe deri më tani ndërsa gjatë këtij viti lëshohen rreth 200 leje në muaj.

Shifrat i bën të ditura Elira Shqarri, përgjegjëse e sektorit të hartografisë dhe përpunimit të informacionit sipas të cilat një vëmendje është edhe për zonat informale. Përgjegjësja Shqarri bën me dije se tashmë hipoteka pas shumë ankesave të qytetarëve për mosregjistrim të pronave pas dhënies së lejeve të legalizimeve ka nisur të marrë për bazë hartat që disponon ALUIZNI. Ende në zyrat e ALUIZNI s’ka mbërritur vendimi i këshillit të ministrave për legalizimin e shtesave në pallate. Në muajt në vijim pritet që ALUIZNI të rrisë numrin e lejeve të legalizimeve për qytetarët.