Qyteti historik nuk është më.

Kështu duket e filmuar nga lart qendra e komunës së Amatrices në Itali (në foto), një prej qyteteve më të goditura nga tërmeti i fuqishëm që gjunjëzoi në orët e natës Italinë Qëndrore. Ajo çfarë lanë pas lëkundjet e tërmetit janë dhjetra viktima, banesa të shembura mbi dhe, rrugë të bllokuara dhe njërëz në panik. “Rrugët brenda dhe jashtë qytetit janë bllokuar. Gjysma e qytetit është zhdukur “tha kryebashkiaku i qytetit Sergio Pirozzi. Ai shtoi: “Ka njerëz nën rrënoja … Një urë mund të shkatërrohet.” Menjëherë në të zbardhur banorët, punonjësit e mbrojtjes civile, madje edhe priftërinjtë filluan gërmimin me lopata, madje dhe me duar për të kërkuar mes rrënojave të mbijetuarit. Kreu i Amatrices tha se ka nisur pastrimi i rrugëve me mjete të rënda. Edhe kryetari i komunës së Accumolit, Stefano Petrucci, tha këtë mëngjes: “Qyteti im nuk është më”. Një banore e fshatit tha se se ishte zgjuar në kohën kur muret e dhomës së gjumit ishin plasaritur. Ajo kishte dalë me urgjencë në rrugë sëbashku me fëmijët e saj. Viktimat e para të tërmetit shkatërrues ishin një çift i moshuar në një shtëpi të shembur në Pescara del Tronto, në rajonin Marche, rreth dhjetë milje nga epiqendra e tërmetit. Një familje prej katër personash janë raportuar të vdekur në qytetin e Accumolit, 2 prej tyre fëmijë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakFORMULA 1, RAIKKONEN GATI PER BELGJIKEN
Artikulli tjetërDEMARKACIONI KOSOVË-MALI I ZI, PROTESTA SHTRIHET NË TIRANË