Pasi SHBA-të lajmëruan se do të kontrollonin vizat dhe do të ishin selektiv në dhënien e tyre, Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë një mesazh në Facebook.
“Ne po mbrojmë Amerikën dhe mirëpresim udhëtarët e ligjshëm”, shkruhet në postimin e ambasadës.

Që nga ardhja në pushtet e Trump, ndalimi i emigracionit të paligjshëm ka qenë kryefjala e administratës së re.
Postimi i plotë

Ne po mbrojmë Amerikën dhe mirëpresim udhëtarët e ligjshëm. Ne ruajmë standardet më të larta të kontrollit në procesin e vizave amerikane dhe përshtatemi ndaj kërcënimeve të reja përmes një bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet agjencive së qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Artikulli paraprakPOLEMIKA PËR VOTIMIN NË KUVENDIN E KOSOVËS, LISTA SERBE ANKOHET NË KUSHTETUESE
Artikulli tjetërMOTI I KEQ ‘MBËRTHEN’ VENDIN, POLICIA APEL DREJTUESE TË MJETEVE