Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka paralajmëruar shtetasit amerikanë lidhur me datën e 21 Korrikut, në të cilën parlamenti do të votojë për Reformën në Drejtësi.

Përmes një “mesazhi sigurie”, ambasada këshillon shtetasit e saj që të jenë vigjilentë për shmangur çdo tubim apo demonstratë që mund të lindë pas votimit. Ndonëse siç thuhet në njoftim, ambasada nuk është në dijeni për ndonjë kërcënim të veçantë kundër qyetarëve apo interesave të SHBA. “Të gjithë vizitorët ose rezidentët amerikanë në Shëqipëri, duhet të jenë të vetëdijshëm për situatën e sigurisë lokale…”-thuhet në njoftim.