
Përmes një reagimi, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shprehur kritika ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha.
Përmes një deklarate të dërguar në Ora News, thuhet se SHBA shpreh zhgënjimin për këtë propozim dhe se Lulzim Basha paraqiti qëllimisht një propozim të ri për ta bllokuar. Sipas SHBA-së, drafti është gati për votim. “Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e zhgënjyer se vëren që pas deklarimit të një marrëveshjeje midis qeverisë dhe opozitës, kreu i opozitës zt.Basha ka paraqitur një kërkesë të re të papranueshme. Ky zhvillim i fundit na detyron të arrimë në përfundimin se kjo është një përpjekje e qëllimshme nga kreu i për ta bllokuar këtë reformë. Paketa e reformës është gati dhe përmbush të gjitha standardet e Komisionit të Venecias, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian. Nëse zt. Basha nuk i përmbush dot premtimet e tij, qeveria e SHBA-ve ju bën thirrje anëtarëve të Parlamentit individualisht ta miratojnë këtë reformë individualisht.”






