Një urim drejtuar besimtarëve myslimanë për festën e Kurban Bajramit ka bërë sot edhe ambasada Amerikane në Tiranë.

Në faqen e saj në facebook, ambasada shpreh urimet më të mirat besimtarëve ndërsa thekson se ditë ofron një mundësi për të reflektuar.

“Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, iu shprehim urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë Kurban Bajramin.

Kjo ditë ofron një mundësi për të reflektuar mbi angazhimin tonë të përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata. Eid Mubarak.”- thuhet në mesazhin e ambasadës Amerikane në Tiranë.

 

Artikulli paraprakDIELL E RRITJE TEMPERATURASH, NJIHUNI ME PARASHIKIMIN E MOTIT PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetërSONDAZHI I BSH: PJESA MË E MADHE E SHQIPTARËVE NUK KANË MUNDËSI TË BLEJNË SHTËPI DHE AS MAKINË