Me rastin e 95 vjetorit të lindjes së mbretëreshës së Anglisë, ambasada britanike në Tiranë ka festuar me të gjithë miqtë dhe kolegët.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në faqen e “Facebook” të ambasadës britanike në Tiranë. Në postimin e kësaj të fundit shkruhej se ditëlindja e mbretëreshës është gjithashtu një rast për të festuar bashkëpunimin diplomatik, partneritetin dhe miqësinë mes dy vendeve për 30 vite me radhë.

Në këtë mbrëmje festive ishin të ftuar shumë figura të njohura në fushën e politikës duke përfshirë kryedemokratin Basha, presidentin Meta, ambasadorja e SHBA Yuri Kim, Kryemadhi, Princ Leka etj.

POSTIMI I AMBASADËS BRITANIKE

🇦🇱 | Ngritëm gotat 🥂 mbrëmë me miqtë, kolegët dhe partnerët tanë më të ngushtë në dolli për Madhërinë e Saj Mbretëreshën në 95 vjetorin e lindjes.
Festa e Ditëlindjes së Mbretëreshës është gjithashtu një rast për të kremtuar lidhjet mes dy vendeve tona. Dhe këtë vit ne festojmë #30Vjet marrëdhënie diplomatike, partneriteti dhe miqësie mes #Mbretërisë së Bashkuar & #Shqipërisë. 🇬🇧🇦🇱
Shikoni disa 📸 nga mbrëmja.👇
🇬🇧 | We raised glasses 🥂 with our closest friends, colleagues & partners in toast to Her Majesty the Queen as we marked her 95th birthday in #Tirana.
The Queen’s Birthday Party is also a celebration of the ties that bind our two countries. And this year we are celebrating 30 years of diplomatic relations, partnership and friendship between the #UK & #Albania. 🇬🇧🇦🇱
Check out some 📸 from last night.👇