Ambasada e SHBA në Tiranë thekson se mbështet Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) për një punë të fortë, të pavarur dhe efikase.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, ambasada amerikane thekson se SHÇBA duhet të sigurojë integritetin dhe llogaridhënien e ligjit shqiptar.

“Ambasada Amerikane mbështet një Shërbim të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) që është i fortë, i pavarur dhe efikas në punën e tij të rëndësishme për të siguruar integritetin dhe llogaridhënien e ligjit shqiptar. Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockëell dhe Atasheu i Asistencës për Zbatimin e Ligjit Ron Hendren u takuan dje me Drejtorin e Përgjithshëm të SHÇBA-së,

Muhamet Rrumbullaku, për të diskutuar mbi reformat e rëndësishme legjislative në vazhdim dhe për të nënshkruar një marrëveshje dhurimi në mbështetje të njësisë poligrafike të SHÇBA-së”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.